Osmani: Kosova e interesuar t’i thellojë raportet me Australinë

15:58 | 28 Shtator 2024
osmani:-kosova-e-interesuar-t’i-thelloje-raportet-me-australine

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kanë takuar ministren e jashtme australiane, senatoren Penny Wong.

Osmani tha se Australia është aleate e moçme e jona dhe vendi ku jeton një numër i madh i diasporës sonë.

“Jemi të përkushtuar të për të forcuar më tej lidhjet tona dypalëshe dhe për t’i afruar vendet tona”, ka shkruar Osmani në X.

Komento: