Osmani: Kosova është në situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve

21:38 | 03 Shtator 2026
nje-dite-para-zgjedhjeve,-osmani:-vota-juaj-eshte-vendimi-qe-percakton-te-ardhmen-e-kosoves

Ish-presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur fatkeqe situatën aktuale politike të Kosovës si pasojë e mungesës së institucioneve.

Ajo tha se ky dëm lë pasoja të pariparueshme që mund t’i vuajnë edhe gjeneratat pasuese.

“Në radhë të parë më lejoni të them që Kosova është në një situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve, bllokadave të njëpasnjëshme dhe kjo lë pasoja të pariparueshme me të cilat do duhej të merremi jo vetëm ne, por edhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh, sepse dëmi është edhe përbrenda, qoftë ai ekonomik, qoftë ai i përçarjeve që po krijohen, i humbjes së mundësive të shumta, por nga perspektiva edhe e përvojës sime si presidente dëmi është jashtëzakonisht i madh edhe në sferën ndërkombëtare, në imazhin e vendit tonë, në aleancat e vendit tonë dhe përsëri në mundësitë e shumta që po i humb shteti ynë për shkak të mungesës së institucioneve të fuqishme reprezentative”, ka thënë Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.

Osmani tha se bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ata kanë qenë të angazhuar që në fillimin që Kosovës t’i japin institucione.

“Ju e dini shumë mirë që kur kemi qenë këtu në studio te ju bashkë me kryetarin e LDK-së ë gjatë fushatës zgjedhore, për ne ka qenë shumë me rëndësi që ta qartësojmë qëndrimin tonë para qytetarëve edhe gjatë fushatës dhe të njëjtin e kemi mbajtur edhe pasi ka përfunduar fushata zgjedhore, edhe pasi kemi marrë rezultatet e zgjedhjeve, dhe kjo ka qenë që ne pavarësisht rezultatit do ta japim gjithë kontributin tonë që Kosova të ketë institucione”.

“E kemi sqaruar që pikërisht këtu te ju që kjo nuk do të lidhet assesi me emrat tanë, nuk do të lidhet assesi me pozitat tona, por do ta japim kontributin maksimal brenda atij kapaciteti që e kemi prej votës qytetare që Kosovës t’i japim institucione”.

“Dhe pikërisht këtu ka filluar angazhimi ynë, menjëherë pas zgjedhjeve e kemi sqaruar të njëjtën gjë, sepse ne kemi besuar që në këtë periudhë Kosovës më së shumti i duhet urtësi shtetërore e shumë më pak krenari partiake apo individuale grupore”.

Komento: