Osmani: Kosova, vendi më pro-evropian dhe më i sigurt në Evropë

18:26 | 25 Shtator 2025
Osmani: Kosova, vendi më pro-evropian dhe më i sigurt në Evropë

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në ShBA, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë shumë për të arritur objektivat e saj në kuadër të rrugës për integrim në Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë ajo e bëri në rrjetin social, Facebook ndërsa shpërndau edhe një fotografi nga takimi që pati të mërkurën me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me përfaqësuesit e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor,” ka shkruar ajo.

“Kosova, vendi më pro evropian dhe më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në përputhje të plotë me politikat e BE-së,” u shpreh Osmani.

Në takim, Osmani i kishte kërkuar Kallasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Komento: