Osmani kritika të ashpra ndaj Dakës: Nëse përsëriten situatat sikurse dje, detyrohem të mbrojë integritetin e KQZ-së

18:13 | 23 Janar 2021

Osmani ka folur në një konferencë për media.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor, e sidomos kryetaren e saj, Valdete Daka.

Ajo në një adresim, ka thënë se nëse ndodh që partitë dhe qytetarët të ballafaqohen sërish me atë çfarë ndodhi të enjten, kur disa parti nuk u certifikuan, do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka.

“Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për zgjedhjet dhe Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimin demokratik të një vendi. Prandaj këtë test të demokracisë, duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim dhe maturi”, ka thënë Osmani.

Ajo ka kritikuar kryetaren Daka, se nuk është e thirrur të shtyjë përpara agjenda partiake dhe të ngre kurthe për partitë tjera.

Komento: