Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës: Në pritje të drejtësisë

13:33 | 01 Maj 2024
osmani-kujton-32-martiret-e-nabergjanit-te-pejes:-ne-pritje-te-drejtesise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar 32 civilët e fshatit Nabërgjan të Pejës, që u vranë nga forcat serbe 25 vjet më parë.

Osmani tha se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kishin për qëllim shfarosjen e shqiptarëve.

“Nuk ia arritën këtij synimi shovinist, ndaj Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës theksoi se e vërteta dhe drejtësia janë obligim i yni kundrejt viktimave dhe familjeve të tyre.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, tha ajo.

Komento: