Osmani kujton ndërhyrjen e NATO-s me një mesazh për ruajtjen e aleancave, publikon edhe fjalimin e Clintonit

11:05 | 24 Mars 2026
osmani-kujton-nderhyrjen-e-nato-s-me-nje-mesazh-per-ruajtjen-e-aleancave,-publikon-edhe-fjalimin-e-clintonit

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje.

Osmani këtu pati edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”.

Komento: