Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, nuk deklarohen për media

10:46 | 06 March 2023

Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryekuvendari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Pas homazheve mediat pritën që tre krerët e shtetit të deklarohen por ata vazhduan rrugën dhe nuk e thanë asnjë fjalë.

Kjo shkaktoi jo pak habi te gazetarët të cilët u përgatitën se çfarë do të thoshin tre krerët më të lartë të shtetit.

Për dallim prej tyre, pasi bën homazhe para mediave folën kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Memli Krasniqi tha se sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së.

Kurse Lumir Abdoxhiku deklaroi se me rënien e komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri, shtet e pavarësi.

Komento: