Osmani live nga Parisi: Ekipi i Kosovës, më i miri i Olimpiadës, jam e bindur se do të sjellin medalje

19:35 | 26 Korrik 2024
osmani-live-nga-parisi:-ekipi-i-kosoves,-me-i-miri-i-olimpiades,-jam-e-bindur-se-do-te-sjellin-medalje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia e Lojërave Olimpike.

Osmani tha se janë në Paris për t’i dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës, për të cilin tha se është ekipi më i mirë nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike.

“Pritet për rreth 30 minuta që të fillojë ceremonia e Lojërave Olimpike në Paris. Jemi këtu për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës, ekipit më të mirë nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë në Lojëra Olimpike, një ekip i jashtëzakonshëm, i përgatitur, që kanë punuar ditë e natë që të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Jam e bindur që do të jetë një ceremoni për ta mbajtur mend. I gjithë Parisi është në këmbë në këto përgatitje dhe janë diku mbi 100 kryetarë shtetesh, kryeministra për t’i mbështetur ekipet e tyre. Presim, natyrisht një përfaqësim të dinjitetshëm, siç kanë bërë sportistët tanë”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit tha se pavarësisht rezultatit, sportistët e Kosovës do ta kenë përherë përkrahjen, teksa tha se është e bindur që ata do t’i sjellin medalje Kosovës

“Pavarësisht rezultatit, ne do të jemi aty që t’i përkrahin cdo herë, sepse e meritojnë këtë përkrahje. Por, jam e bindur se do të shkëlqejnë dhe do t’i sjellin medalje dhe vlerësim të dinjitetshëm shtetit tonë”.

“Do t’iu informojmë ndërkohë kur do të parakalojë ekipi i Kosovës dhe flamuri ynë, flamuri i Republikës sonë të cilin sportistët tanë e kanë ngritur lartë e më lartë”.

Komento: