Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb

12:00 | 13 Mars 2026
osmani:-masakra-e-tregut-te-gjelber-ne-mitrovice,-deshmi-e-krimeve-mizore-nga-regjimi-gjenocidal-serb

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç.

Osmani ka thënë se 13 Marsi është një nga datat, të cilën Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë dhe se mbetet dëshmi e dhimbshme e krimeve mizore të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Në këtë ditë përkujtojmë viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç. Në këtë akt makabër u plagosën 128 qytetarë të tjerë: fëmijë, gra, pleq e të rinj, të cilët u përballën me barbarinë e një regjimi kriminal. Masakra e Tregut të Gjelbër mbetet dëshmi e dhimbshme e krimeve mizore të kryera gjatë luftës në Kosovë. Përulemi me respekt para viktimave, ndajmë dhimbjen me familjet e tyre dhe riafirmojmë thirrjen për drejtësi”, thuhet në njoftimin e Presidencës

Komento: