Osmani mban fjalim në foltoren me emblemën e UÇK-së

11:54 | 17 February 2023

Presidentja mban fjalim në foltoren me emblemën e UÇK-së.

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne në përvjetorin e 15-të të pavarësimit.

Presidentja Vjosa Osmani po mban fjalim, ndërkaq në folteren e Kuvendit është vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë e ka vendosur deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu.

Osmani, ndër të tjera, para deputetëve foli për unifikim dhe bashkim politik “para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës”.

Pas Osmanit, fjalim në Kuvendin e Shqipërisë flet Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Komento: