Osmani mbërrin në Slloveni: E kënaqur që jam këtu

22:23 | 11 Shtator 2022

E para e shtetit të Kosovës ka arritur në Slloveni.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur në Slloveni ku do të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit të Bërdo-Brione.

Përmes një postimi në Twitter, ajo u shpreh se është e lumtur që është në Slloveni.

Madje, ajo theksoi se pret me padurim që të diskutoj për masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale të Kosovës.

“Pres me padurim të diskutoj për masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe përkushtimin e vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, thuhet në postim.

Komento: