Osmani: Mbështetja e SHBA-së ka qenë prezentë në çdo hap të shtetndërtimit tonë

11:33 | 21 Mars 2024
osmani:-mbeshtetja-e-shba-se-ka-qene-prezente-ne-cdo-hap-te-shtetndertimit-tone

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideron si të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në organizatën Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.

Pas takimit me Ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson, Osmani tha se mbështetja e SHBA-së ka qenë prezentë në çdo sektor dhe çdo hap të shtetndërtimit, raporton eo.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA. Mbështetja e SHBA-së ka qenë prezentë në çdo sektor dhe çdo hap të shtetndërtimit tonë. Ndihmësi sekretari ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut për gjatë viteve. Siç e dini Kosova u detyrua që të fillonte nga zero me ju dhe ndihmë tuaj kemi arritur të sjellin programe të cilat kanë qenë vendimtare në projektet tona të përbashkëta në luftën kundër narkotike, krimit të organizuar, dhe forcim të ligjit. Këto sukses janë dëshmi e bashkëpunimit më partner. Disa nga arritjet e kanë vulën e Byrosë që udhësh ndihmës sekretari duke përfshirë edhe themelimin e Policisë së Kosovës, po ashtu edhe Agjencisë Kosovarë të Forenzikës, Inspektoratit të Policisë…”, ka thënë ajo.

Komento: