Osmani merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në SHBA

09:38 | 16 December 2024
osmani-merr-pjese-ne-simpoziumin-nderkombetar-per-grate,-paqen-dhe-sigurine-ne-shba

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Rhode Island, SHBA, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Marinës, Carlos del Toro, për të marrë pjesë në Simpoziumin e 11-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani i cilësoi këto momente “si një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, përmes një postimi në Facebook.

Simpoziumi mbledh liderë dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar dhe avancuar rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Komento: