Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfundoi qëndrimin e saj zyrtar në Kolumbi.
Me anë të një postimi në Instagram, ku shihet se ai iu bë pritje madhështore atje, Osmani shkroi se “nga vendlindja e mjeshtrit të shkrimit, Gabriel García Márquez dhe simbolit të çlirimit gjithandej Amerikës Latine, Simon Bolivar, u ndamë me kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme”.
E para e shtetit të Kosovës falënderoi presidentin Petro për pritjen dhe u shpreh mirënjohëse pafund për nderimin që iu bë Kosovës sonë!