Osmani: Mujë Krasniqi me shokë dhanë jetën duke mbrojtur dinjitetin e kombit me guxim të pashoq

17:08 | 14 December 2024
osmani:-muje-krasniqi-me-shoke-dhane-jeten-duke-mbrojtur-dinjitetin-e-kombit-me-guxim-te-pashoq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të UÇK-së.

Përmes një reagimi zyrtar në faqen e Presidencës, thuhet se në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit të Kosovës, Mujë Krasniqi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës duke mbrojtur, sipas saj, dinjitetin e kombit me guxim të pashoq dhe besim të patundur në lirinë.

“Në një përballje të ashpër në Pashtrik, në kufirin Kosovë-Shqipëri, ai dhe 41 ushtarë të UÇK-së, dhanë jetën, duke u bërë pishtarë të lirisë sonë.

Sot, emri i tij dhe bashkëluftëtarëve është i skalitur në historinë tonë dhe frymëzon brezat për ta mbrojtur lirinë dhe Republikën”, shkruhet në postimin e Presidencës./Gazeta10

Komento: