Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga mikpritja e përzemërt e ushtarëve amerikanë ndaj saj, në West Point.
Për Osmanin ka qenë ditë e paharruar në West Point, ku falënderoi të gjithë për nderimin që iu bë Republikës së Kosovës.
“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetëmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Osmani.