Osmani ndanë Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës: Guximi dhe vendosmëria e tyre për drejtësi është frymëzim për gjenerata të tëra

17:56 | 02 Qershor 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ua ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, pata nderin që sot t’ua ndaj Medaljen Presidenciale të Meritave Nënave të Srebrenicës.

Guximi i palëkundur përballë dhimbjes së paimagjinueshme të thyerjes së tyre të dashurve të tyre, vendosmëria për të shndërruar në shpresë dhe kujtime për një kërkim të pandalur janë frymëzim për gjeneratat e tëra.

Kujtim i përshëm për të gjithë viktimat e sulmit gjenocidal të Millosheviqit.

Komento: