Osmani nderohet me “Çelësin e Sofjes” në Bullgari

21:27 | 03 December 2022

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me “Çelësin e Sofjes” në Bullgari.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me “Çelësin e Sofjes”.

Ajo po ashtu ka dekoruar ushtrinë bullgare në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Në këtë ceremoni presidentja Osmani ka thënë se edhe pse Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s ajo ishte në anën e Kosovës.

“Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s në vitin 1999, megjithatë mori vendime të vështira por të drejta për të siguruar që ndërhyrja e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë të ishte e suksesshme në ndalimin e krimeve monstruoze nga forcat gjenocidale të Millosheviqit”, ka theksuar ajo.

Gjatë vizitës në Bullgari, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në shenjë nderimi i është dhuruar çelësi i Sofjes nga prefektja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova.

“Çelësi hap dyer. Kjo vizitë zyrtare në Bullgari ka hapur shumë mundësi bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve e kryeqyteteve si dhe qytetarët tanë do t`i ofrojë më shumë ndër vete në funksion të dobisë reciproke”, ka theksuar presidentja.

Komento: