Osmani në 13-vjetorin e vendimit të GjND-së: Thirrje për vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

13:37 | 22 Korrik 2023
osmani-ne-13-vjetorin-e-vendimit-te-gjnd-se:-thirrje-per-vendet-qe-nuk-e-njohin-pavaresine-e-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi pavarësinë e Kosovës.

Osmani, ka thënë se ky moment duhet të jetë pikëreferimi për vendet që akoma nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

“13 vjet më vonë, kjo pikëreferimi mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter.

Komento: