Osmani në ditën e veteranit: Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë

13:40 | 30 Dhjetor 2023
osmani-ne-diten-e-veteranit:-trimeria-dhe-sakrifica-e-tyre-do-te-na-frymezoje-perhere

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e ditës së veteranëve të UÇK-së, ka thënë se guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal.

Osmani potencoi se në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

“Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal. Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë!”./Front Online

Komento: