Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim

16:56 | 17 Korrik 2025
Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në fund të muajit maj kanë marrë informacione “specifike” lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

Ajo tha se pas marrjes së këtyre informatave ka takuar institucionet e sigurisë në vend dhe ka informuar e ka kërkuar mbështetje nga aleatët e sigurisë.

“Në të gjitha takimet kemi folur për zhvillimet në fushën e sigurisë, gjatë vizitës time në Amerikë kam deklaruar se Amerika ka pasur qëllim dhe ka ende të destabilizojë situatën. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që ne marrim nga institucionet e sigurisë. Në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Kam pasur takime me institucionet e sigurisë, jemi siguruar se të gjitha institucionet kanë mobilizm për mbrojtjen e vendit. Kam ndarë këto informata me aleatët për të ndalur përshkallëzimin me Serbinë”, tha Osmani.

Ajo tha se Serbia ka gënjyer me deklarata propagandistike.

“Gënjeshtrat e Serbisë se nuk marrin hapa destabilizues janë propagandistike. I siguroj qytetarët se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik se institucionet tona janë në krye të detyrës. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë instuitucionet tona kanë gjithçka nën kontroll. Siç e dini që nga Banjska, edhe institucionet tona të sigurisë kanë rritur prezencën për parandalimin e tyre, edhe KFOR-i e ka rritur prezencën”, tha Osmani.

Komento: