Osmani në funeralin e Mbretëreshës: Dashuria dhe bujaria janë virtytet që do të kujtohet përherë

16:02 | 19 Shtator 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu I Parë, Prindon Sadriu, kanë marr pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim në Facebook, Osmani ka publikuar dy fotografi nga ceremonia.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën. Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë”, ka shkruar presidentja.

Komento: