Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali.
E para e shtetit ka bërë të ditur se gjatë këtij samiti është takuar me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton dhe ambasadoren Melanne Verveer.
“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, shkroi Osmani.
Më tej, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.