Osmani në pritjen e organizuar nga Scholz, publikon foto nga takimi me të

12:11 | 19 Shtator 2023
osmani-ne-pritjen-e-organizuar-nga-scholz,-publikon-foto-nga-takimi-me-te

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

Në këtë pritje, Osmani ka thënë se ka marrë pjesë me ftesë të Scholz.

Tutje, Osmani ka shkruar se “jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”.

“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Komento: