Osmani: Në samit për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës

11:21 | 18 Qershor 2024
osmani:-ne-samit-per-t’i-treguar-botes-rrefimin-e-popullit-te-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën, i cili është mbajtur në Zvicër.

Në një video përmbledhëse nga samiti, Osmani thotë se gjatë pjesëmarrjes ka treguar rrëfimin e popullit të Kosovës por edhe përkushtimin për paqe në Ukrainë.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ka shkruar Osmani sipër videos.

Komento: