Osmani në takim lamtumirës e njofton ambasadorin e Zvicrës, për sulmin terrorist në veri

17:12 | 29 Shtator 2023
osmani-ne-takim-lamtumires-e-njofton-ambasadorin-e-zvicres,-per-sulmin-terrorist-ne-veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.

Zvicra, sipas Presidentes Osmani është një parter strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i numrit të madh të kosovarëve që jetojnë  atje.

Duke falënderuar shteti zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, Presidentja Osmani e ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit nga Serbia kundër Kosovës. Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të tilla./Front Online

Komento: