Osmani në takim lamtumirës me Ulutashin e rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me KFOR-in

21:11 | 10 October 2024
osmani-ne-takim-lamtumires-me-ulutashin-e-rikonfirmon-perkushtimin-e-kosoves-per-bashkepunim-me-kfor-in

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutash.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e Ulutashit, në funksion, sipas saj, të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet”, thuhet në njoftimin e presidencës.

E para e shtetit gjatë këtij takimi bëhet e ditur se e ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in.

Komento: