Osmani në takim me Hovenier: Shpresoj të ketë sanksione për Serbinë për shkak të përfshirjes në sulmin terrorist në veri

18:58 | 26 Shtator 2023
osmani-ne-takim-me-hovenier:-shpresoj-te-kete-sanksione-per-serbine-per-shkak-te-perfshirjes-ne-sulmin-terrorist-ne-veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson se pasi shtetet aleate të përfundojnë procedurat e tyre të brendshme për konfirmimin e informacioneve që kanë të bëjnë me sulmin e fundit ndaj Kosovës, do të ndërmarrin masa konkrete dhe sanksione ndaj Serbisë, për shkak të involvimit të saj të drejtpërdrejtë në këtë sulm, qoftë si shtytëse, organizatore apo lehtësuese e tij”, njofton Presidenca.

Presidentja Osmani ka falenderuar SHBA-të, për mbështetjen dhe solidaritetin pas vrasjes së heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, si dhe bashkëpunimin.

“Presidentja ka theksuar se për këtë sulm terrorist dhe akt agresioni nga ana e Serbisë duhet të ketë përgjegjësi nga ana e shtetit serb”, njofton Presidenca.

Komento: