Osmani në takim me Sullivan dhe Carpenter: Takim i rëndësishëm mbi rolin e SHBA për paqe dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë

17:49 | 16 Qershor 2024
osmani-ne-takim-me-sullivan-dhe-carpenter:-takim-i-rendesishem-mbi-rolin-e-shba-per-paqe-dhe-rendesine-e-rritjes-se-bashkepunimit-tone

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

E para e vendit e ka cilësuar takim të rëndësishëm.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë,” shkruan Osmani.

Komento: