Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Washington ka takuar kongresistin republikan, Pete Sessions.
Ajo tha se me Sessions ka pasur një takim dhe diskutim shumë të mirë me të.
“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C.”
Osmani ka thënë se Sessions është mik i shqiptarëve dhe jo vetëm dhe ka shtuar se ai ka konfirmuar përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet.