Osmani: Nëse ka meritokraci në BE, duhet të merren hapa konkretë për integrimin e Kosovës

10:08 | 19 December 2024
osmani:-nese-ka-meritokraci-ne-be,-duhet-te-merren-hapa-konkrete-per-integrimin-e-kosoves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Osmani në samitin ku të pranishëm ishin liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe mbetet një angazhim i çdoditshëm për shtetin tonë.

E para e shtetit ka theksuar se nëse BE-ja thotë se anëtarësimi në bllok bëhet në bazë të meritave, atëherë është dashur që ta fillojë trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit të Kosovës dhe t’i heq masat kundër saj.

Osmani po ashtu ka theksuar se  nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe, ka thënë presidentja.

Në fund, Osmani ka potencuar se pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë.

 

 

Komento: