Osmani nesër merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë

21:27 | 06 Shtator 2024
osmani-neser-merr-pjese-ne-ceremonine-e-zbulimit-te-shtatores-se-presidentit-ibrahim-rugova-ne-podujeve

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë nesër pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historic, Ibrahim Rugovës, në Podujevë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, ceremonia do të mbahet në orën 13:00.

Përurimi i shtatores do të bëhet në 34 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

Kjo shtatore është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës dhe do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.

“Me vendosjen e kësaj shtatore ne po nderojmë një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova, si simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

 

 

Komento: