Osmani nesër merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

23:03 | 25 Mars 2024
osmani-neser-merr-pjese-ne-tubimin-perkujtimor-ne-25-vjetorin-e-masakres-ne-krushe-te-madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe.

Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka njoftuar se kjo pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

Gjithashtu bëhet e ditur se Osmani do të marrë pjesë edhe në Përurimin e Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe.

Komento: