Osmani nesër në Bruksel, do të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian

12:08 | 03 Dhjetor 2024
osmani-neser-ne-bruksel,-do-te-takohet-me-shefin-e-ri-te-keshillit-evropian

Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të presë nesër në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar agjenda e Costas, takimi në fjalë do të mbahet nga ora 09:30.

Pos Osmani, në të njëjtën ditë Costa do ta presë në takime duke filluar nga ora 10:00 edhe presidentin malazez, Jakov Milatoviq.

Ndërsa sot, Costa në takime i pret edhe liderët e tjerë të shteteve ballkanike përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Komento: