Osmani nesër nis vizitat në komunat e Kosovës

21:00 | 22 Maj 2022

Pas vizitave të fundit, Vjosa Osmani iu ka kthyer agjendës së saj.

Presidentja Vjosa Osmani do të vazhdojë të hënën ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës.

Pas vizitës në Gjilan në muajin prill, e para e shtetit do të vizitojë komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetari Ruzhdi Shehu.

Osmani së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik, si dhe do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut.

E para e shtetit ka bërë të ditur se ka kohë që janë planifikuar vizitat nëpër komuna të ndryshme të Kosovës për të diskutuar mbi sfidat me të cilat ato përballen.

Komento: