Osmani ngushëllon familjen e Tahirsylës: Ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij akademike

21:30 | 16 Qershor 2024
osmani-ngushellon-familjen-e-tahirsyles:-ai-dha-nje-kontribut-te-cmuar-ne-punen-e-tij-akademike


Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj.

Njoftimi i plotë nga presidentja Osmani:

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të meteorologut dhe ish profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj.
Ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij akademike, sikurse edhe në sferën e meteorologjisë.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn!

 

Komento: