Osmani pas takimit me ambasadorin jorezident të Bangladeshit: Shpreha mirënjohjen e përzemërt për mbështetjen e vazhdueshme

13:03 | 12 Mars 2024
osmani-pas-takimit-me-ambasadorin-jorezident-te-bangladeshit:-shpreha-mirenjohjen-e-perzemert-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme

Presidentja Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan, të cilin e ka falënderuar për angazhimin gjatë mandatit të tij.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Osmani shprehu mirënjohjen e përzemërt për angazhimin e palëkundur të Bangladeshit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.

“Në këtë linjë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e mbështetjes nga Bangladeshit për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e shkëlqyera për nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, me theks të veçantë në industrinë e tekstilit, e cila është e zhvilluar në Bangladesh”.

“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik si një mundësi e shkëlqyer për bizneset nga të dyja vendet për t`i eksploruar perspektivat e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Komento: