Osmani pas takimit me Peach: Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në shtetndërtimin e Kosovës

12:33 | 10 Shkurt 2022

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Sir Stuart Peach, emisar i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook presidentja Osmani ka thënë se ka qenë kënaqësi ky takim.

Osmani ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët kryesor të Kosovës, që ka luajtur gjithashtu një rol kyq edhe në pavarsimin e shtetndërtimin e vendit.

“Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i ketij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Komento: