
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur vizitën e saj në Shqipëri, duke thënë se ky 28 Nëntor ishte një udhëtim zemre nëpër historinë e përbashkët.
Osmani qëndroi në Shkodër, Tiranë dhe në Vlorë, me rastin e 113-vjetorit të pavarësisë.
“Ky 28 Nëntor ishte kujtesë dhe premtim njëkohësisht: se rruga jonë është e gjatë, por e jona; se historia nuk na ka lënë vetëm plagë, por edhe shumë arsye për të qenë krenarë. Dhe mbi të gjitha, se bashkë, shqiptarë kudo që jemi, mbetemi një komb që di të ngrihet, të festojë dhe të shikojë kah e nesërmja me kokën lart” u shpreh Osmani.