Osmani pas vizitës tek familja Rugova, thotë se mori mesazh për kujdes ndaj miqësisë me SHBA-të

15:33 | 24 Maj 2024
osmani-pas-vizites-tek-familja-rugova,-thote-se-mori-mesazh-per-kujdes-ndaj-miqesise-me-shba-te

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 24 Majit – Ditës së Presidentit, ka vizituar Shtëpinë e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”, ku së bashku me familjen e ish-presidentit historik, ka marrë pjesë në përurimin e librit “Liria si imanencë njerëzore” – (Fjalime të Presidentit Rugova, 1976-2005).

Presidentja Osmani e ka vizituar edhe familjen Rugova ku nga aty tha se, Zonja Fanë është bashkudhëtare, ndaj mesazhi i saj për kujdesin ndaj miqësisë me aleatët, posaçërisht me SHBA-të, është testamenti i Presidentit Rugova.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Presidentit, në rezidencën e Presidentit dr.Ibrahim Rugova, kujtuam lavdinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës.
Zonja Fanë është bashkudhëtare, ndaj mesazhi i saj për kujdesin ndaj miqësisë me aleatët, posaçërisht me SHBA-të, është testamenti i Presidentit Rugova

Komento: