Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.
Presidentja Osmani ka shkruar se gjaku i tyre i njomë u bë dritë e udhërrëfyes për çdo shqiptar.
“Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.
Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.