Osmani për Afrim Bunjakun: Tani ai është hero i Kosovës

10:29 | 26 Shtator 2023
osmani-per-afrim-bunjakun:-tani-ai-eshte-hero-i-kosoves

Presidentja Vjosa Osmani tha se polici Afrim Bunjaku që u vra në veri, duke rënë për Kosovën e ka përjetësuar jetën e tij.

Osmani tha se tani ai është hero i Kosovës.

“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.

Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.

Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për  atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut.  Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka thënë ajo./Front Online

Komento: