Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të presidentit Vuçiq

14:33 | 09 Prill 2024
osmani-per-bojkotin-e-listes-serbe:-vjen-me-urdher-te-presidentit-vuciq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media, ka kërkuar që serbët në veri të vendit të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës serbe, të cilët kërkuan që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri, raporton Ekonomia Online.

Sipas Osmanit, ky bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet e kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës në bashkëpunim me aleatë ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet kjo e drejtë, të mos ju cenohet në as një moment kjo e drejt dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione”.

“Për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholz edhe presidenti Macron por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të paligjshëm ndaj serbëve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë”, u shpreh Osmani.

 

Komento: