Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për ekipin e FSK-së i cili është në zonat e prekura në Turqi për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të cilët kanë mbetur nën rrënoja.
Osmani ka shkruar në “Facebook” se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve të Kosovës për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.
“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.
Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.
Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!