Osmani për sulmin ndaj Trumpit: Çdo lloj dhune politike është absolutisht e papranueshme

10:42 | 14 Korrik 2024
osmani-per-sulmin-ndaj-trumpit:-cdo-lloj-dhune-politike-eshte-absolutisht-e-papranueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-presidentin, Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë”.

“Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Sulmuesi dhe një person që ishte pjesëmarrës në tubimin e Pensilvanisë janë vrarë gjatë këtij atentati.

Komento: