Osmani për sulmin terrorist në Sidnei: Qëndrojmë në solidaritet me komunitetin hebre dhe popullin e Australisë

23:26 | 14 Dhjetor 2025
Osmani për sulmin terrorist në Sidnei: Qëndrojmë në solidaritet me komunitetin hebre dhe popullin e Australisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin terrorist në plazhin Bondi në Australi gjatë një feste hebraike, ku mbetën të vdekur 16 persona, derisa u lënduan 40 tjerë.

që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Sydney. Zemrat tona janë me të gjithë të prekurit dhe u urojmë forcë dhe shërim të plagosurve. Ne jemi në solidaritet të plotë me Kryeministrin.@AlboMP, komunitetin hebraik dhe popullin e Australisë. Dhuna dhe urrejtja nuk duhet të kenë vend në botën tonë”, shkroi Osmani.

Komento: