Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm

19:56 | 01 Qershor 2025
osmani-per-takimin-me-kreun-e-antigua-dhe-barbuda:-hap-i-partneritetit-me-te-fuqishem

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje kreut të shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir Rodney Errey Lawrence Williams, guvernator i Përgjithshëm.

Ajo në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se me të diskutuan një mori çështjesh që janë në interesin e të dyja shteteve.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për njohjen që vendi i tij i bëri Kosovës në vitin 2015, një akt që forcoi pozitën tonë ndërkombëtare dhe dëshmoi mbështetje parimore për shtetësinë tonë”.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të interesit të përbashkët si dhe për mbështetjen e Kosovës brenda komunitetit CARICOM”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja tha se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fuqishëm në mes të dyja shteteve.

 

Komento: