Osmani përkujton të rënët në Likoshan dhe Qirez: Sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë

11:33 | 28 Shkurt 2024
osmani-perkujton-te-renet-ne-likoshan-dhe-qirez:-sakrifica-e-tyre-na-nxit-per-te-vazhduar-kerkimin-e-drejtesise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, ku regjimi serb mori jetën e 24 civilëve shqiptar.

“Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme, duke marrë jetën e 24 shqiptarëve të pafajshëm në Likoshan dhe Qirez të Drenicës”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka thënë se kjo ditë tragjike është një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë nga regjimi kriminal i Serbisë në Drenicë. Ajo ka thënë se trashëgimia e të rënëve jeton në zemrat tona, ndërkaq sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë.

“Përballë një tmerri të tillë, vendosmëria për të luftuar për çlirim vetëm sa u forcua. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së, sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Në këtë 26 vjetor, nderojmë kujtimin e atyre që humbëm. Trashëgimia e tyre jeton në zemrat tona, ndërkaq sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë”, ka thënë presidentja.

Sot bëhen 26 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave kriminale serbe.

 

Komento: