Osmani polemizon me gazetarin francez pasi ai e quajti UÇK-në “separatiste”: Janë çlirimtarë

22:10 | 12 Qershor 2026
osmani-polemizon-me-gazetarin-francez-pasi-ai-e-quajti-uck-ne-“separatiste”:-jane-clirimtare

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin francez “France24” ka kundërshtuar një deklaratë të gazetarit që e cilësoi UÇK-në si “separatiste”, duke theksuar se ajo ishte forcë çlirimtare.

“Sot është 12 qershori, një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ku jo separatistët siç e përmendët ju, por çlirimtarët, së bashku me mbështetjen e forcave të NATO-s, çliruan Kosovën nga një regjim gjenocidal”, u shpreh Osmani.

Në të njëjtën intervistë, ajo theksoi nevojën për kompromis mes partive politike në Kosovë për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

Osmani po ashtu sugjeroi bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç Lista Serbe, deklaratë që e ka dhënë edhe në CNN

Komento: