Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Letonisë

17:02 | 18 Dhjetor 2023
osmani-pranoi-letrat-kredenciale-nga-ambasadorja-e-letonise

Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e ka uruar për detyrën. Në takim Osmani shfaqi besimin për thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores.

Në këtë kontekst, Osmani theksoi se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, po ashtu edhe teknologji informative e digjitalizim.

Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO.

Komento: